Bashkia Shkodër

Kandidatët e Këshillit Bashkiak

Oltion Luli kryeson listën e Partisë Socialiste për Këshillin Bashkiak në Shkodër. Ka lindur në Shkodër me 18 gusht 1969 në një familje të vjetër me tradita qytetare shkodrane. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.Ka kryer studimet e larta në vitin 1992 pranë Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Fakulteti gjuhë-letërsi.
Zoti Luli, ka qenë ish kampion dhe rekordmen në atletikë, është mbajtës i 28 Titujve kampion të fituara në aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare. Shpallur “Sportist i shekullit” nga klubi i sportit “Vllaznia”. Në vitin 2000 Oltion Luli ka qenë pjesëmarrës në Lojrat Olimpike Sidney 2000.
Ka një Eksperiencë të gjatë në punë duke mbajtur pozicione të ndryshme drejtuese. Nga viti 1999-2002 ka punuar si N/Drejtor Gjimnazi “Oso Kuka”, Shkodër duke u rikthyer përsëri në vitin 2016.  Ka punuar si Drejtor i Burimeve Njerëzore, Prefektura Shkodër dhe në vitin 2005 ka qenë Prefekt I Qarkut Shkodër. Ka qenë Drejtor i Kompanisë së Sigurimeve Interalbanian sh.a. 

Nga viti 1996-2002 ka qenë Kryetar I Federatës Sindikale të Arsimit, Shkodër.
Ndërsa nga viti 2019 e në vazhdim Oltion Luli është Anëtar I Këshillit Bashkiak, Shkodër.

Rudin Beka eshte pedagog i fakultetit Ekonomik prane Universitetit Luigj Gurakuqi ne fushen Turizmit dhe Komunikimit. Ka mbaruar studimet e larta ne Gjermani dhe ka PhD ne Brandim dhe Impresionizem.

Me eksperienca mesimdhenie ne Universitete Amerikane, pjesmarres ne konferenca ne UK mbi problemet e turizmit, publikues librash ne Amazon, autor kerkimesh ne revista nderkombetare, drejtues projektesh dhe organizator i aktiviteteve studentore ne qytet.

Eshte konsulent strategjik i kompanive te eksportit nder me te sukseshmet ne Shqiperi, themelues i brandit Yellow.fit dhe trainues i te rinjve mbi suksesin ne jete. Rudini eshte njohes i mire i fushes se marketingut, turizmit dhe nderkombetarizimit

Si nje person qe kontribuon cdo dite ne qytetin e Shkodres, ne keshill bashkiak, ai do fokusohet ne zhvillimin e turizmit, ne rritjen ekonomike te qytetit dhe mbeshtetjen e te rinjve te jetojne dhe punojne ne Shkoder.

Mirsad Basha, nje emer jo i panjohur per qytetin e Shkodres, është kandidati listës së propozuar nga Partia Socialiste për këshillin bashkiak te qytetit. Mirsad Basha është aktivist nga qyteti i Shkodrës, qe prej 7 vitesh drejton Organizatën “Eko Mendje”, e cila i dedikohet problematikave me natyrën dhe ndikimin që njeriu ka si edhe ndihmat sociale për familjet në nevojë.

Janë shumë nisma të cilat EKO Mendje ka realizuar, ku disa prej tyre kane qene; Nisma dhe krijimi i grupeve vullnatare për dhurimin e gjakut për fëmijët talesemik dhe dhuruesit e rasteve te emergjences në spitalin e Shkodrës, protesta dhe anullimi u Bypassit ne lumin Buna, ndihma dhe i evidentimit i gjyshërve që jetojnë vetëm të cilët në kohën e pandemisë ku u ndihmuan me ushqime dhe shërbime dhe më pas shërbimet sociale janë njohur me këto familje dhe kanë shtuar më shumë shërbimet e tyre, apo edhe ndihmesat ne raste permbytjesh. Keto janë vetëm disa nga aktivitetet e Eko Mendjes e cila deri tani numeron mbi 900 aktivitete.

Vjollca Jahaj është kandidate e listës së propozuar nga Partia Socialiste për Këshillin Bashkiak të qytetit. Ajo ka studiuar për psikologji me specializim Master në ““Psikologji Organizacionale”. Vjollca ka një përvojë të larmishme pune si psikologe, pedagoge e mësuese në disa institucione arsimore të Shkodrës. Prej vitit 2015 e në vazhdim është drejtoreshë e shkollës speciale “3 Dhjetori”.

Dhurata Tyli është kandidate e listës së propozuar nga Partia Socialiste për Këshillin Bashkiak të qytetit. Ajo është diplomuar në Shkodër pranë Fakultetit të Shkencave të Edukimit, dega C-U. Ajo ka një përvojë pothuajse 40-vjecare në arsim duke i shërbyer brezave të ndryshëm. Dhurata ka qenë mësuese, zv/drejtoreshë e drejtoreshë në shumë shkolla 9-vjecare dhe gjimnaze në Shkodër, ku së fundmi ishte drejtoreshë e shkollës speciale “3 Dhjetori”.

Redi Bërdica është kandidat i listës së propozuar nga Partia Socialiste për Këshillin Bashkiak të qytetit. I lindur në Shkodër në vitin 2002, ai është ndër kandidatët më të rinj në moshë. Redi është student i mjekësisë që prej nëntorit të vitit 2020. Ai ka marrë pjesë në trajnime të shumta përsa i përket problematikave rinore dhe duke qenë gjithashtu vullnetar në organizatën jofitimprurëse “YWCA of Albania”.

Daniela Jakoja është kandidate e listës së propozuar nga Partia Socialiste për Këshillin Bashkiak të qytetit. Ajo ka titullin “Master i Shkencave” në Farmaci, me studimet e përfunduara pranë Universiteti i Mjekësisë në Tiranë. Gjithashtu, zotëropn dhe diplomë e gjuhës serbe nga Fakulteti filologjik i Beogradit. Gjatë viteve 2010-2012 ka punuar si asistente e gjuhës serbe, Shoqata e pakicës serbo-malazeze “Moraça-Rozafa”. Prej vitit 2017 ka farmacinë e saj në Shkodër. Është anëtare e Këshillit Bashkiak prej 2019 dhe njëkohësisht edhe Specialiste për deputetët e mazhorancës, Qarku Shkodër. Daniela është mbështetëse dhe Anëtare e Shoqatës Para-Tetraplegjikëve Shkodër.

Kristi Agnes Shllaku është kandidate e listës së propozuar nga Partia Socialiste për Këshillin Bashkiak të qytetit. Ajo ka kryer studimet e larta për drejtësi në Shkodër dhe master në universitetin “La Sapienza” në Romë, e specializuar në të drejtën private dhe të biznesit. Aktualisht ndjek shkollën kombëtare të avokatisë dhe është juriste pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Shkodër. Gjithashtu, është dhe anëtare e Këshillit Bashkiak prej vitit 2019.

Esmeralda Mrapshtia është kandidate e listës së propozuar nga Partia Socialiste për Këshillin Bashkiak të qytetit. Ajo është studente e infermieri-mamisë në universitetin e Shkodrës. Gjatë viteve 2019-2020 ka pasur dy përvoja të shkurtra pune si menaxhuese e rrjeteve sociale dhe shitëse në dyqan veshjesh. Gjithashtu, ajo ka qenë dhe vullnetare në disa inicativa rinore në Shkodër.

Taulant Shahmani është kandidat i listës së propozuar nga Partia Socialiste për Këshillin Bashkiak të qytetit. Ai ka studiuar “Mësuesi” me profil histori-gjeografi në universitetin e Shkodrës, duke përfunduar studimet në vitin 2001. Prej vitit 2007 ai ka pasur përvoja si mësues në Selcë, Vrakë dhe Grudë të Re. Duke filluar që nga viti 2008 është anëtar PS dhe i strukturave partiake në Shkodër. Aktualisht, ai është drejtor i shkollës 9-vjecare “Ismet Sali Brucaj” në Grudë të Re.

Avenir Cela është kandidat i listës së propozuar nga Partia Socialiste për Këshillin Bashkiak të qytetit. Ai ka studiuar “Edukim Fizik dhe Sporte” në universitetin e Shkodrës. Aktualisht punon si specialist I menaxhimit të matjes pranë OSHEE Shkodër. Është anëtar i Këshillit Bashkiak prej vitit 2019.

Ardit Taflaj është kandidat i listës së propozuar nga Partia Socialiste për Këshillin Bashkiak të qytetit. Ai është diplomuar në tri degë të ndryshme pranë universitetit të Shkodrës. Fillimisht, ai ka kryer studimet e larta për gjuhë angleze e më pas për mësuesi me profilizim në anglisht. Gjatë viteve 2013-2017 ka përfunduar edhe programin e studimit Edukim Fizik dhe Sporte. Për rreth 4 vite ka qenë mësues i gjuhës angleze në Koplik. Krahas mësuesië, Arditi është dhe volejbollist profesionist i ekipit të Vllaznisë prej vitit 2004, duke qenë njëkohësisht edhe zv/trajner gjatë 2019-2021.Prej vitit 2014 ai është inspektor në QKF Malësi e Madhe duke organizuar aktivitete kulturore e sportive për fëmijët e zonës. Gjithashtu, prej qershor 2022 ai është dhe Koordinator per Qarkun Shkoder i KOKSH (Komitetit Olimpik Kombetar Shqiptar).

Erald Erkocaj është kandidat i listës së propozuar nga Partia Socialiste për Këshillin Bashkiak të qytetit. Ai është mësues i edukimit fizik, i diplomuar në këtë fushë në Shkodër në vitin 2014. Ka përvojë si mësues në shkollen 9-vjecare “Salo Halili” që prej vitit 2015.

Rajisa Dashi është kandidate e listës së propozuar nga Partia Socialiste për Këshillin Bashkiak të qytetit. Rajisa është diplomuar në Bachelor “Mami me kohë të plote” dhe gjithashtu ka kryer studimet master në “Psikologji Shëndeti” në universitetin e Shkodrës në vitin 2021. Pas disa përvojave jashtë profilit të saj, prej prillit të këtij viti ajo ushtron profesionin e infermieres pranë Spitalit Rajonal Shkodër dhe gjithashtu është sekretare ekzekutive në bashkinë e Shkodrës.

Jona Lëqëjza është kandidate e listës së propozuar nga Partia Socialiste për Këshillin Bashkiak të qytetit. Ajo ka kryer studimet Bachelor dhe Master në “Ëebster University Vienna” në Austri për menaxhim me fokus në marketing. Pas përfundimit të studimeve ka qenë menaxhere projektesh në Shqipëri, Austri dhe SHBA. Gjatë viteve 2009-2016 ka qenë Senior Auditor për kompani të ndryshme në Shqipëri e Kosovë dhe njëkohësisht asistente pedagoge në FEUT dhe FEUSH. Prej korrikut 2013 është menaxhere shitje/cilësie për një biznes privat në Shkodër dhe prej 2019 është anëtare e Këshillit Bashkiak Shkodër. Gjithashtu, Jona është drejtues zyre JTS CBC Albania-Kosova, projekt i BE.

Valdo Dibra është kandidat i listës së propozuar nga Partia Socialiste për Këshillin Bashkiak të qytetit. Ai është diplomuar për drejtësi duke marrë titullin jurist në vitin 2009 e më pas ka kryer edhe Master Shkencor në të Drejtën Private e Biznesit në fakultetin juridik të universitetit të Shkodrës. Eksperienca e tij e punës përfshin pozicione si koordinator projektesh në fushën e të drejtave të njeriut, vullnetar dhe jurist. Prej vitit 2016 e në vijim është  inspektor zbatimi pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Shkodër.

Erdet Behari është kandidat i listës së propozuar nga Partia Socialiste për Këshillin Bashkiak të qytetit. Ai është diplomuar për bio-kimi në universitetin e Shkodrës, duke kryer edhe Master shkencor për biologji mjedisore. Ai e ka nisur karrierën profesionale si  përgjegjës i sektorit te inspektimit mjedisor pranë Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve në vitin 2014. Pas 6 vitesh në këtë pozicion, u emërua përgjegjes i sektorit të laboratorit tek Agjensia Rajonale e Mjedisit. Më pas, u bë drejtor rajonal i AKU deri në 2021. Aktualisht është kryeinspektor rajonal i Inspektoratit Shendetesor Shteteror për Shkodrën.

Mirele Mataj është kandidate e listës së propozuar nga Partia Socialiste për Këshillin Bashkiak të qytetit. Studimet Bachelor i ka kryer në degën e mësuesisë ndërsa ato Master në “Psikologji Organizacionale”. Ajo ka qenë anëtare e Këshillit Bashkiak në vitet 2015-2019. Prej vitit 2019 punon si specialiste/ mësimdhënëse e profilit “Manikyrist-Pedikyrist dhe “Soft Skills” dhe  specialiste e Sektorit të Administrimit pranë Drejtorisë Rajonale të Ofrimit dhe Formimit Profesional Publik Shkodër. Gjithashtu, prej vitit 2019-2023, Mirela ka qenë anëtare e Asamblesë së Përgjithshme të PS.

Nikolin Qafarena është kandidat i listës së propozuar nga Partia Socialiste për Këshillin Bashkiak të qytetit. Nikolini ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master në degët bio-kimi dhe edukim fizik në universitetin e Shkodrës. Prej vitit 2004 deri në 2019, ai ka qenë volejbollist profesionist si lojtar kyc i ekipeve Vllaznia dhe Peja, duke fituar mjaft cmime individuale dhe tituj në rang klubi. Aktualisht është mësues bio-kimie dhe edukimi fizik në shkollën 9-vjecare “Prekë Cali” në Vaun e Dejës.

Bledianë Nika është kandidate e listës së propozuar nga Partia Socialiste për Këshillin Bashkiak të qytetit. Në profesion ajo është mësuese e gjuhë-letërsisë, me studimet e kryera në vitin 2014 pranë universitetit të Shkodrës. Ajo ka marrë pjesë në shumë konferenca e trajnime në fushën e arsimit të lartë. Ka qenë mësuese në Shkollën e Mesme të Bashkuar ”Nikolle Zogorjani”,Velipojë e më pas edhe drejtoreshë. Gjatë viteve 2019-2021 ka qenë drejtoreshë e ZVA Shkodër. Aktualisht është anëtare e Këshillit të Qarkut Shkodër dhe Këshillit Bashkiak të qytetit.

Suela Ulqinaku është kandidate e listës së propozuar nga Partia Socialiste për Këshillin Bashkiak të qytetit. Ajo ka studiuar në Beograd për Gjuhe Serbokroate dhe Diplomaci gjatë viteve 1997-1999 dhe më pas në universitetin e Shkodrës Bachelor “administrim biznesi”, Master në Financë pranë FEUT në Tiranë dhe doktoraturë në “Menaxhim” pranë UET. Suela ka një karrierë të pasur si ekonomiste në institucione publike dhe kompani private në Shkodër. Prej vitit 2018 është kryetare e degës së financës në DRSHTRR Shkodër si dhe pedagoge e jashtme në fakultetin ekonomik të universitetit “Luigj Gurakuqi” prej 2015. Karriera e saj akademike përforcohet më tej dhe nga përvoja si anëtare e bordit të administrimit në universitetin e Elbasanit prej 2019-2022. Për të qëndruar në rrafshin akademik, Suela gjithashtu ka botuar disa punime në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit në cështje që lidhen me financat dhe transportin rrugor.

Arlinda Kruja është kandidate e listës së propozuar nga Partia Socialiste për Këshillin Bashkiak të qytetit. Gjatë viteve 1994-1999 ajo është diplomuar si juriste dhe mësuese, respektivisht në fakultetet e drejtësisë dhe mësuesisë në universitetin e Shkodrës. Në vitin 2002 ka marrë titullin Avokate dhe në 2019 ka kryer edhe Master Shkencor për Psikologji Organizative, po në Shkodër. Eksperienca e saj e punës është mjaft e gjerë, duke përmendur këtu pozicione të ndryshme si logopede, edukatore, juriste, eksperte/ trajnere dhe koordinatore projektesh në institucione publike e OJF kombëtare e ndërkombëtare, kryesisht në sektorin social, por jo vetëm. Për disa vite ka qënë Drejtore e Shtëpisë së Fëmijëve Parashkollore në Shkodër. Aktualisht është përgjegjëse e sektorit të Informacionit dhe Planifikimit, Drejtoria e Shërbimit Spitalor, pranë DROSHKSH Shkodër.

Vjollca Petani është kandidate e listës së propozuar nga Partia Socialiste për Këshillin Bashkiak të qytetit. Ajo është diplomuar në degën e infiermerisë në vitin 2008. Përpara vitit 1990 ajo ka pasur përvoja të ndryshme si mekanike në kombinatin e drurit dhe atë metalik. Prej vitit 2000 ajo ushtron profesionin e inefrmieres pranë shkollës/konviktit “Prenge Jakova”. Vjollca është gjithashtu anëtare e Këshillit Bashkiak prej vitit 2019.

Hedije Nasa është kandidate e listës së propozuar nga Partia Socialiste për Këshillin Bashkiak të qytetit. Ajo ka mbi 20 vite përvojë në sektorin e arsimit. Gjatë viteve 2000 ka qenë sekretare në shkollen 9-vjecare dhe gjimnazin e Ana Malit. Deri në vitin 2011 ka qenë dhe anëtare e Këshillit Komunal të Ana Malit.

Edmond Ndou është kandidat i listës së propozuar nga Partia Socialiste për Këshillin Bashkiak të qytetit. Ai ka kryer fakultetin e drejtësise si dhe Master shkencor administrative-kushtetues. Gjithashtu, Edmondi zotëron edhe licencën e avokatit. Gjatë viteve 2013-2017 ka qenë pjesë e administratës së hipotekës në Shkodër duke qenë edhe drejtor i saj. Prej 2018 deri në vitin 2022 ka qenë drejtor i “Media Nord”. Pas përfundimit të kësaj detyre, ka ushtruar funksionin e këshilltarit të kryetarit të bashkisë Shkodër.

Alketa Karafili është kandidate e listës së propozuar nga Partia Socialiste për Këshillin Bashkiak të qytetit. Në vitin 1993, ajo u diplomua në degën Bio-kimi pranë universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër. Fillimisht, Alketa ka qenë mësuese e biologjisë dhe kimisë në Hajmel e Bushat, e më pas në shkollën e mesme profesionale “Kolë Idromeno”. Pas eksperiencës si zv/drejtore në shkollat 9-vjecare “Branko Kadia” dhe “Martin Camaj”, prej vitit 2015 ajo është drejtoreshë e kësaj të fundit.

Armela Brahimi është kandidate e listës së propozuar nga Partia Socialiste për Këshillin Bashkiak të qytetit. Ajo ka lindur në Shkodër në vitin 1998. Armela ka dipomë Bachelor në “Matematikë” dhe Master Profesional “Matematikë –Fizikë”. Pas Redit, ajo është kandidatja e dytë më e re në moshë.

Shkëlzen Malevija është kandidat i listës së propozuar nga Partia Socialiste për Këshillin Bashkiak të qytetit. Ai ka përfunduar studimet në degën “Histori-Gjeografi” në universitetin e Shkodres në vitin 1995. Karrierën si mësues, Shkëlzeni e nisi në Grudë të Re në vitin 1996. Pas një përvoje të shkurtër si mësues edhe në Bushat prej 1996-1998, ai u zhvendos në Velipojë duke qenë mësues për më shumë se 20 vite. Prej vitit 2019 ai është drejtor i shkollës së Mesme të Bashkuar “Nikollë Zogorjani” në Velipojë.

Suela Dibra është kandidate e listës së propozuar nga Partia Socialiste për Këshillin Bashkiak të qytetit. Ajo është diplomuar në fakulteti e Shkencave të Edukimit, dega “cikël i ulët” në universitetin e Shkodrës. Pas disa përvojave të ndryshme pune, Suela filloi punë pranë Postës Shqiptare gjatë viteve 2014-2021. Gjatë viteve 2021-2022 punoi si specialiste shërbimi pranë ADISA.  Më pas ajo u rikthye në pozicionin e mëparshëm, ku prej vitit 2022  është punonjëse shërbimi në filialin e Postës Shqiptare në Shkodër.

Saime Hagrepi është kandidate e listës së propozuar nga Partia Socialiste për Këshillin Bashkiak të qytetit. Në vitet, 1986-1991 ajo studioi Ekonomi Agrare në Tiranë, dega “Ekonomiste Plani” ndërsa prej 1996-2000 studioi në universitetin e Shkodrën degën “Bio-kimi”. Në fillimet e saj, ajo punoi si ekonomiste në Mes e më pas si mësuese në Domen, Guci e Re dhe Shtoj i Ri. Prej vitit 2019 është drejtoreshë e shkollës 9-vjecare të Shtojit të Ri.

Ledi Bilali është kandidate e listës së propozuar nga Partia Socialiste për Këshillin Bashkiak të qytetit. Ajo ka përfunduar studimet Bachelor për “Bio-kimi” dhe Master shkencor në profilin akademuk në universitetin e Shkodrës. Ajo e ka nisur karrierën profesionale si mësimdhënëse në shkollën jopublike ‘’Teuta’’ në Shkodër. Ledi ka qenë aktiviste dhe specialiste në disa organizata të fokusuara në mbrojtjen e mjedisit dhe bashkëpunimit rinor. Prej vitit 2019 është specialiste pranë ADISA dhe drejtuese projektesh për Shqipërinë në “United Youth Guild” dhe “Youth Peace & Leadership Organization”.

Ermira Ymeraj është kandidate e listës së propozuar nga Partia Socialiste për Këshillin Bashkiak të qytetit. Ajo është diplomuar në degën “mësuesi gjuhë-letërsi” në vitin 1995. Pas studimeve Bachelor, ka kryer dhe ato Master në po të njëjtin profil e pas tyre ka marrë dhe titullin “Doktore shkencash” në studime letrare me specializim në letërsi dhe vecanërisht baladat. Ka qenë pedagoge e jashtme në universitetet e Shkodrës dhe Durrësit. Për një periudhë të shkurtër ka qenë mësuese e gjuhës italiane e më pas dhe vlerësuese e Maturës Shtetëore në lëndën e gjuhë-letërsisë. Aktualisht është mësuese e gjuhë-letërsisë në gjimnazin “Jordan Misja” prej vitit 2005. Përvec se mësuese e letërsisë, Ermira është edhe poete. Ajo është autore e shumë poezive, publikimeve të ndryshme letrare si dhe artikujve shkencorë brenda dhe jashtë vendit.

Erlinda Kavaja është kandidate e PS për Keshillin Bashkiak të Shkodrës. Ajo rënditet e 16-ta në listën e socialistëve.Erlinda Kavaja është një emër I njohur në fushën e medias në qytetin e Shkodrës. Ajo ka lindur me 10 nëntor të vitit 1990 në qytetin e Shkodrës.Ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër. Ka kryer një sërë kursesh dhe trajnimesh të cilat lidhen me fushën e gazetarisë në Shqipëri dhe jo vetëm. Karriera e saj ka filluar në vitin 2007, kur edhe është shpallur fituese e programit televiziv “Sfida”në Shkodra TV1, sot TV1 Channel. Që nga ai vit e deri në 2012, ajo ka punuar si gazetare pranë ketij televizioni. Më pas, në vitin 2013 është zhvendosur në Tiranë, ku për 3 vite ka punuar si gazetare në televizonin Top Channel, pranë departamentit të gazetarisë investigative Fiks Fare.Për t’u rikthyer më pas sërish në 2017 në qytetin e saj të lindjes, ku vijon të punojë si gazetare dhe moderator ne TV1 Channel. Në karrierën e saj ndër vite ajo është vlerësuar me një sërë çmimesh, duke përmendur këtu çmimin “Hamid Boriçi” për gazetari, çmimin Ambasadore e Paqes Botërore, çmimin Gruaja e Vitit, çmimi për Gazetaren e Vitit, si dhe shumë vlerësime të tjera në formë mirënjohjeje për punën e bërë. Erlinda Kavaja ka kandiduar për deputete në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ndërsa tani është në listën e Partisë Socialiste për Këshillin Bashkiak të Shkodrës, si një grua e formuar dhe e aftë e qytetit të Shkodrës.

Uarda Gjekaj është kandidate e listës së propozuar nga Partia Socialiste për Këshillin Bashkiak të qytetit. Në vitin 2008 ajo është diplomuar si juriste në universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodёr. Gjatë viteve 2009-2010 ajo ka kryer Master në Universitetin Barleti në Tiranë dhe Master Rajonal në të drejtën europiane të biznesit. Në vitin 2014 mori titullin “Doktore Shkencash” pranë Institutit të Studimeve Europiane. Pas përfundimit të studimeve, ka qenë pedagoge e së drejtës në universitetin e Shkodrës deri në vitin 2014. Përgjatë viteve 2012-2014 ka qenë koordinatore lokale ne projektin “Zhvillimi i strategjive lokale te Sherbimeve Sociale nё Shkodёr dhe Ulqin”. Më pas ka qenë përgjegjëse sektori pranë DRTSH. Prej vitit 2016 është konsulente juridike në një kompani private dhe njëkohësisht është avokate nё fushёn civile, administrative, tregtare dhe tё drejtave tё njeriut. Uarda ka botuar disa punime në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit në cështje që lidhen me legjislacionin kombëtar e atë europian.

Anton Deda është kandidat i listës së propozuar nga Partia Socialiste për Këshillin Bashkiak të qytetit. Ai është diplomuar për mësuesi në degën Bio-kimi në Shkodër në vitin 2017. Antoni ka qenë pjesë e grupit të punës si hartograf pranë INSTAT mbi përditësimin e hartës territorial. Pas një përvoje 2-vjecare si specialist në ZVA Shkodër, prej qershorit të 2022 ai është drejtues i këtij institucioni.

Donika Ndoja është kandidate e listës së propozuar nga Partia Socialiste për Këshillin Bashkiak të qytetit. Ajo ka kryer studimet për italianistikë në Shkodër. Gjatë viteve 1998-2007 ka qenë e mërguar në Itali duke punuar si sekretare pranë një agjencie imobiliare në Romë. Pas kthimit në Shqipëri, gjatë vitit 2015, ka qenë mësuese ndihmëse pranë shkollës së mesme “Shejnaze Juka”. Në vitin 2018 pati një eksperiencë të shkurtër si specialiste arkivi pranë DRTSH. Donika është anëtare e Këshillit Bashkiak që prej vitit 2019.

Valbona Doniku është kandidate e listës së propozuar nga Partia Socialiste për Këshillin Bashkiak të qytetit. Ajo është diplomuar në degën “mësuesi histori-gjeografi” në Shkodër në vitin 2010. Prej vitit 2011 deri në 2022 ka udhëhequr biznesin e saj privat. Nga dhjetori 2022 punon si specialiste KNK pranë FSHU. Gjithashtu, është anëtare e Këshillit Bashkiak prej vitit 2019.

Fatbardh Dama është kandidat i listës së propozuar nga Partia Socialiste për Këshillin Bashkiak të qytetit. Ai ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master në universitetin e Shkodrës, respektivisht në Edukim Fizik&Sporte dhe Mësuesi. Në vitet 2013-2015 ka qenë sekretar këshilli n ëish-komunën Rrethina. Prej marsit të vitit 2016 është mësues i edukimit fizik në shkollën 9-vjecare “Ndre Mjeda” në Shkodër.

Gëzim Lahi është kandidat i listës së propozuar nga Partia Socialiste për Këshillin Bashkiak të qytetit. Ai ka qenë shef sektori në minierën e bakrit në Palaj në vitet 1981-1993. Si një person energjik ai ka qenë gjithmonë në shërbim të energjisë si funksionar i KESH, OSSH dhe HEC në Koman. Për sa i përket karrierës politike, Gëzimi ka qenë pjesë e Këshillit Komunal të Gurit të Zi në vitet 1992-2010, duke qenë dhe kryetar i këtij institucioni nga 2000 deri në 2004. Gjithashtu, ka qenë dhe anëtar i Këshillit të Qarkut Shkodër 2011-2014. Aktualisht është përgjegjës grupi reparti hidroteknik pranë KESH dhe anëtar i Këshillit Bashkiak Vau i Dejës.

Hekuran Gjorreta është kandidat i listës së propozuar nga Partia Socialiste për Këshillin Bashkiak të qytetit. Ai është diplomuar në universitetin “Kristal” në Tiranë në degën menaxhim biznesi. Gjatë viteve 2003-2007 ka ushtruar aktivitet tregtar privat ndërsa pjesa tjetër e karrierës së tij profesionale lidhet me poste politike. Nga viti 2007 deri në 2011 ka qenë këshilltar në Këshillin Komunal të Bërdicës. Pas zgjedhjeve lokale të 2011 u emërua nënkryetar i komunës së Bërdicës duke qëndruar në këtë pozicion deri në vitin 2015. Prej vitit 2017 është administrator i rezidencës qeveritare në Velipojë.

Jurgena Bracaj është kandidate e listës së propozuar nga Partia Socialiste për Këshillin Bashkiak të qytetit. Ajo ka përfunduar studimet Bachelor ‘Kimi Industriale dhe Mjedisore’ dhe Master Shkencor ‘Kimi Industriale dhe Mjedisore’ në Tiranë. Ajo ka kryer praktikën profesionale pranë Ujësjellës Kanalizime Shkodër. Aktualisht është kontrollore prane Agjensisë Rajonale të Ekstensionit Bujqesor Shkodër.

Marjan Ndërshtiqaj është kandidat i listës së propozuar nga Partia Socialiste për Këshillin Bashkiak të qytetit. Ai ka përfunduar studimet në universitetin e Shkodrës për drejtësi, me profil në të drejtë kushtetuese dhe atë administrative. Aktualisht është jurist pranë DRSHTRR Shkodër. Gjithashtu, Marjani është anëtar i Këshillit Bashkiak që prej vitit 2019.

Elson Çeliku është kandidat i listës së propozuar për Këshillin Bashkiak të qytetit. Ai ka përfunduar Bachelor në Informatikë dhe Master Shkencor në Informatikë Ekonomike. Përvojat e tij të punës përfshijnë:
Kontrollor INSTAT në censusin e 2011, Vullnetarë tek Kryqi Kuq Shqiptarë, Specialist Arkëtimesh në Drejtorine Rajonale Shkodër OSHEE,
Drejtor Drejtorie tek Drejtoria Rajonale e Shërbimit të Transportit Rrugor Shkodër, Kontrollor i Nivelit të Pare në Interreg CBC Italy Albania Montenegro në SASPAC, Anëtar i Këshillit Bashkiak Shkodër përfaqësues i Partisë Socialiste të Shqipërisë 2019-2023.