Mirsad Basha, nje emer jo i panjohur per qytetin e Shkodres, është kandidati listës së propozuar nga Partia Socialiste për këshillin bashkiak te qytetit.Mirsad Basha është aktivist nga qyteti i Shkodrës, qe prej 7 vitesh drejton Organizatën “Eko Mendje”, e cila i dedikohet problematikave me natyrën dhe ndikimin që njeriu ka si edhe ndihmat sociale për familjet në nevojë.
Eko Mendje është një organizatë mjedisore sociale e cila ka si qëllim dhe mision vullnetarizmin dhe shërbimin në cdo fushë sociale, mjedisore dhe artistike. E krijuar në vitin 2016 në Shkodër pa mbështetje politike dhe fetare e krijuar nga një grup të rinjsh të cilët ishin aktiv për cështje të ndryshme.Dhjetra të rinj i bashkohen nismave të shumta që ai ndërmerr si për të moshuar, për fëmijët në nevojë apo për mjedisin. Janë këto kauza që e shqetësojnë Mirsadin duke u bërë zëri i shumë personave në nevojë.
Janë shumë nisma të cilat EKO Mendje ka realizuar, ku disa prej tyre kane qene; Nisma dhe krijimi i grupeve vullnatare për dhurimin e gjakut për fëmijët talesemik dhe dhuruesit e rasteve te emergjences në spitalin e Shkodrës, protesta dhe anullimi u Bypassit ne lumin Buna, ndihma dhe i evidentimit i gjyshërve që jetojnë vetëm të cilët në kohën e pandemisë kemi ndihmuar me ushqime dhe shërbime dhe më pas shërbimet sociale janë njohur me këto familje dhe kanë shtuar më shumë shërbimet e tyre, apo edhe ndihmesat ne raste permbytjesh. Keto jane vetem disa nga aktivitetet e Eko Mendjes e cila deri tani numeron mbi 900 aktivitete.
Sot Mirsad Basha kandidon per nje vend ne Keshillin Bashkiak te Shkodres. Ai thote se e ka pranuar kete ftese pikerisht sepse i vinte nga Benet Beci qe ai e konsideron nje njeri tek i cili ka shume besim, dhe nje menaxher shume te suksesshem qe mund te drejtoje Shkodren.
Per ta permbyllur me faktin qe Basha e konsideron keshilltarin bashkiak si nje ure lidhese mes bashkise dhe qytetareve, e ku tani vendimemarrjet per kauzat e perbashketa do te jene me vendimtare.
Publikuar ne shkodra.info